Dy krime të parandaluara në Vlorë, Balla: Shpërblim për efektivët e Policisë 

Dy krime të parandaluara në Vlorë, Balla: Shpërblim për efektivët e Policisë 

141
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim.

Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar, duke motivuar punonjësit e Policisë.

“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, dukë krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje. 

Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale. Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. 

Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.

Dy persona, xhaxha e nip ranë në prangat e policisë së Vlorës këtë të enjte. Ata janë Fatjon dhe Ergys Gjonaj, përkatësisht 33 dhe 19 vjeç, persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët fshihnin në kroskotin e makinës dy mina me telekomandë të programuara për shpërthim në distancë.

Dy të arrestuarit u ndaluan në hyrje të Vlorës, gjatë operacionit policor të koduar “Knock Out 2”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë. Dy minat me telekomandë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Po dje u arrestua një i ri nga Shkodra, i cili u kap me armë me silenciator.

S'KA KOMENTE