Dhune ne familje, arrestohet shqiptari ne Itali

Dhune ne familje, arrestohet shqiptari ne Itali

131
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë për dhunë në familje.

50-vjeçari u arrestua pas masë së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, pasi në muajin maj ishte paditur nga gruaja e tij.

Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.

Pasi kaluan disa javë, shqiptari kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, kjo pasi nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

50-vjeçari u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

Kërkesa e çuditshme e tij ka bërë që gjykata të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

S'KA KOMENTE