Tërmet Peçi paraqitet për herë të dytë në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është paraqitur për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes së deputetit socialist nga prokurorët e posaçëm, ndërsa vetë Peçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga godina e SPAK.
Paraqitja e tij vjen në një kohë kur SPAK po vijon hetimet dhe verifikimet ndaj një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të nivelit të lartë. Megjithatë, për momentin nuk ka informacion zyrtar mbi statusin e Tërmet Peçit në këtë proces.










