Burri vret gruan dhe e hedh në një gropë të ujërave të...

Burri vret gruan dhe e hedh në një gropë të ujërave të zeza

290
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten. Viktimë ka mbetur Luiza Mullalli, ndërsa bëhet me dije se çifti ka qenë në proces divorci.

BalkanWeb mëson se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza. Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit, Gjergji Mullalli

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE