Bardhi nuk e njeh Bashën: Duhet të fitojë besimin e 19 deputetëve...

Bardhi nuk e njeh Bashën: Duhet të fitojë besimin e 19 deputetëve për kryetar grupi i PD-së

46
SHPËRNDAJE

Në një dalje kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur në nisje të seancës plenare, e para e këtij sesioni për zhvillimet në kampin opozitar.

Ai tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve për të qenë kryetar grupi parlament, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.

Bardhi:Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit. Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për Ndryshim, me vullnetin e mirë për të përcaktuar axhendën e përbashkët parlamentare.Të gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Unë ftoj secilin koleg të bëhet pjesë e atij takimi. Do jemi në një sallë për të diskutuar si ka funksionuar opozita për këto vite, për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë në siklet në sallën e parlamentit.

S'KA KOMENTE