Shkon i dehur në spital, 50-vjeçari thyen xhamat dhe godet 2 infermieret

Shkon i dehur në spital, 50-vjeçari thyen xhamat dhe godet 2 infermieret

906
SHPËRNDAJE

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore.”

S'KA KOMENTE