At*ntati në Lezhë/ Vr*ten me breshëri pl*mbash burrë e grua

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në fshatin Balldre të Lezhës, ku një çift bashkëshortësh është qëlluar për vdekje brenda automjetit të tyre tip “Audi”.

Viktimat janë identifikuar si Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci, të cilët u gjetën pa shenja jete brenda makinës së qëlluar me breshëri armësh.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë lëvizjes së automjetit, ndërsa autorët kanë hapur zjarr nga afër dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Nga dëshmitë e para, dyshohet se në atentat janë përdorur dy automjete, njëri për sulmin dhe tjetri për largimin e autorëve.

Burime hetimore bëjnë me dije se një nga pistat kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Kreshnik Mujeci rezulton i përfshirë më herët në një ngjarje të rëndë kriminale të vitit 2016, ku akuzohet për vrasjen e Gegë Mëhillit në Lezhë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit dhe për të përcaktuar motivet e sakta të ngjarjes.