Atentati në Gjirokastër, humbet jetën 45-vjeçari pas shpërthimit të Benz-it

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz” në lëvizje, mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër. Viktima, me inicialet B. D., ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës, ku do të merrte mjekim më të specializuar.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe pasagjeri i automjetit, 26-vjeçari E. M., banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.