ARRSH ka njoftuar se ditën e premte, më 3 korrik, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në kuadër të punimeve për ndërtimin e bajpasit të Sarandës.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 17:00 pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, me qëllim hapjen e trasesë së rrugës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se punimet janë koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të procesit.
ARRSH u ka kërkuar qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të punimeve.










