ARRSH: Punimet te rrugët lidhëse të Tunelit të Llogarasë në 80% të realizimit, nis asfaltimi në kilometrin e parë

Vijojnë punimet pranë Tunelit të Llogarasë, ARRSH: Rreth 80% i progresit fizik ka arritur

Njoftimi i plotë:

Në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt.