Arrestohet super-grabitësi shqiptar në Greqi

Arrestohet super-grabitësi shqiptar në Greqi

184
SHPËRNDAJE
Pik Diar

Plot 120 mijë euro grabitje kishte kryer një 25-vjeçar shqiptar dhe anëtarët e grupit që drejtonte. Policia greke publikoi emrin dhe foton e të riut, Klement Tushe, i cili akuzohet se grabiti disa shtëpi në Pikermi.

Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës lokalizonin shtëpitë ku mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë.

25-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë, së bashku nga dy ose më shumë autorë, radhazi me vlerë totale të sendeve të vjedhura që kalon shumën 120.000 euro, si dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. I akuzuari u arrestua më 3 tetor pas rasteve të përsëritura të vjedhjeve në zonën e Pikermios.

Si vepronte banda

Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës, duke vepruar gjatë orëve të pasdites, lokalizonin shtëpitë nga të cilat mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit, futeshin brenda tyre dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë si orët dhe bizhuteritë.

Në shumicën e rasteve autorët kanë shkaktuar dëmtime edhe në linjën telefonike të banesave për të shmangur aktivizimin e ndonjë alarmi. Deri më tani, policia ka zbardhur 20 raste vjedhjesh në shtëpi dhe një vjedhje targash automjetesh.

Pas kontrollit në banesën dhe pasurinë e tij, ndër të tjera, kanë gjetur dhe konfiskuar një numër orësh ari dhe 19 orë të tjera, origjina e të cilave po hetohet, 7 telefona celularë, 9 kartat sim, laptop, 2 thika, kanabis, dhe shuma parash.

S'KA KOMENTE