Arrestohet shoferi që përplasi motoristin 28-vjeçar, i riu në Spitalin e Traumës

Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku mbeti i plagosur një 28-vjeçar.

Sipas uniformave blu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin Z. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga hetimet paraprake rezulton se 50-vjeçari drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin që drejtohej nga A. T., 28 vjeç, banues në Vlorë.

I riu vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës.