Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i Dorjan Hoxhës është kryer pas hetimeve të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, ndërsa dyshohet se zyrtari ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.










