Arrestohet 38-vjeçari i akuzuar për vrasje në Fier, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij

Policia e Fierit ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një 38-vjeçar të akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të DVP Fier, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin Agim Gashi., 38 vjeç, banues në Fier, me urdhër të Prokurorisë. Ndaj tij, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet rezulton se Agim Gashi në bashkëpunim me vëllain e tij K. G., i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në IEVP Fier, dyshohet se më 7 dhjetor 2023, në lagjen “16 Prilli”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit, shtetasi Elton Javori., 41 vjeç, humbi jetën në vendngjarje.