Anulohet vendimi për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës

Anulohet vendimi për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës

94
SHPËRNDAJE

Pas paralajmërimit të deputetëve të opozitës, mazhoranca tërhiqet dhe anulon vendimin e përjashtimit të 23 deputetëvë të opozitës.

Burime bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anulluar vendimi I përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë,

Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar” – mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Në seancën e parashikuar në orën 15:00 pritet që kë ketë debate. Kjo edhe për vetë faktin që është seanca e parë që mbahet që kur SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

S'KA KOMENTE