Shtrenjtimi i naftës, shqiptarët kthejnë sytë nga mjetet elektrike, 4-fishohen blerjet

Shtrenjtimi i naftës, shqiptarët kthejnë sytë nga mjetet elektrike, 4-fishohen blerjet

65
SHPËRNDAJE

Shqiptarët duket se po i kthejnë sytë drejt makinave elektrike. Sipas të dhënave të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga janari deri në korrik numri i mjeteve të kësaj kategorie të regjistruar për herë të parë është rritur me 367 për qind krahasuar me  vitin e shkuar. 


Megjithatë saktësohet se janë 874 makina të tilla që kanë hyrë për herë të parë në vendin ton, por duke treguar një trend të fortë rritës Nga ana tjetër Nga nisja e vitit e deri më tani edhe mjetet e kategorive të tjera kanë shënuar një rritje të ndjeshme me 50 për qind më shumë ose 42 mijë e 238 të tilla.

Sa i përket preferencës për makina të reja apo të përdorura në deklaratë thuhet se janë 6,381 mjete të gjeneratës së fundit me kilometrazh zero apo të prodhuar në tre vitet e fundit.

Italia dhe gjermania mbesin shtetet ku realizohen më shumë blerjet respektivisht me 23 dhe 21 për qind të totalit duke u ndjekur nga zvicra. Por edhe koreja e veriut zë një peshë të konsiderueshme me 7 për qind e më tej shba dhe kina me rreth 5 për qind.

Në deklaratë saktësohet se Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.

Nga ana tjetër 3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.

S'KA KOMENTE