Një anije e NATO-s, me flamur italian, ka qëndruar për tre ditë në portin e Vlorës, në kuadër të një misioni inspektimi të gazsjellësit TAP, i cili vijon drejt Italisë.
Burime bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në ujërat shqiptare janë kryer verifikime dhe monitorime teknike përgjatë segmentit detar të gazsjellësit, i cili konsiderohet një infrastrukturë strategjike për furnizimin me energji në rajon.
Sipas të njëjtave burime, misioni është përmbyllur ditën e sotme dhe anija pritet të largohet nga porti i Vlorës në orët në vijim.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi rezultatet e këtij inspektimi.










