Algjeriani i ndërpreu mizorisht jetën, trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset...

Algjeriani i ndërpreu mizorisht jetën, trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset në Shqipëri

389
SHPËRNDAJE

Familja Bitri në Lushnjë është duke pritur Klajdin.

Vetëm 23 vjeç atij iu ndërpre jeta në mënyrë të padrejtë. Më shumë se të padrejtë dhe mizore.

Fatah Malloul, një algjerian 27-vjeçar, e masakroi të riun me një shtizë peshkimi.

Trupi i pajetë i Klajdit, është nxjerrë nga dyert e morgut, për t’u përcjellë nga qindra qytetarë, i mbuluar me një flamur shqiptar.

Klajdi dhe Xhuliano Bitri

Lot dhe dhimbje shkaktoi humbja e 23-vjeçarit i cili prej kohësh punonte dhe ndihmonte vëllanë e tij më të vogël së bashku me familjen.

“Drejtësi, drejtësi, drejtësi!”, ka qenë kërkesa e miqve dhe të afërmve të tij, të cilët në kortezhi u mblodhën në portin e Ankonës.

Klajdi, u gjend në atë situatë, jo si shkaktar, por si një person i tretë.

Melloul është cilësuar nga gjykata si kriminel i rrezikshëm i cili e ka të pamundur të kontrollojë temperamentin e tij dhe mund të kryejë vrasje sërish. Autori 27-vjeçar është lënë në burg nga autoritetet italiane.

S'KA KOMENTE