Ballina Shqiperia ime Akuzoi babanë se e ka përdhunuar/ Ekspertiza verteton te kunderten per 15-vjeçaren

Akuzoi babanë se e ka përdhunuar/ Ekspertiza verteton te kunderten per 15-vjeçaren

Vajza 15 vjecare, e cila akuzoi babanë për përdhunim del nga ekzaminimi mjeko ligjor e pa abuzuar seksualisht.

Vajza në gjykatë: Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai. 

Avokati mbrojtës tha se vajza nuk është abuzuar.

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në lidhje me akuzën e një vajze të mitur e cila akuzoi babain e saj se kishte kryer marrëdhënies seksuale me të. Seanca për vlerësrimin e masës së sigurisë rezultoi me vendimin se 48 vjecari me iniciale B.R duhet të rrijë në burg. Nga ana tjetër, në seancën për pajisjen me urdhër mbrojtje ndaj babait, edhe vajza, edhe e ëma, të pranishme në seancë, kanë hequr dorë në fund duke pranuar se ngjarja nuk ka qenë e vërtetë, por vajza ka kërkuar të hakmerrej ndaj babait se nuk e ka lënë të përdorte telefonin. Avokati Ilia Ilia tha se është kryer ekspertimi mjeko-ligjor dhe vazja rezulton e padefloruar dhe nga ky moment nuk kemi vepër penale.

Tashmë pritet që 48 vjecari të lirohet së shpejti, duke qenë se ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka mbërritur në gjykatë, gjë për të cilën avokati akuzoi prokurorinë se po e vonon një cështje për të cilën po zien opinion public.