Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6...

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

249
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. B., 49 vjeç, banues në Hekal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. M., 62 vjeç, banues në Lushnjë dhe K. M., banuese në Divjakë, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje, në banesat e tyre;

-H. N., 50 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar, për motive pronësie;

-F. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me motomjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin L. Ç., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-2 shtetas të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur celularin e një bashkëmoshatari të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE