Aksidenti në aksin Fushë-Krujë–Rinas, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Fushë-Krujë–Rinas, mbi urën e Gjolës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 26-vjeçari Xhesjon Zogu, me profesion gazetar, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke sjellë përplasjen e fortë mes dy automjeteve.

Drejtuesi i mjetit tjetër është transportuar në spital dhe, sipas raportimeve paraprake, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.