Aksident tragjik/ U përplas nga makina, 21-vjeçarja ndërron jetë në spital

Aksident tragjik/ U përplas nga makina, 21-vjeçarja ndërron jetë në spital

514
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa një e re ka mbetur viktimë nga përplasja.

Mësohet se 21-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e identifikuar si Indrit Uka, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

S'KA KOMENTE