Aksident në Skelë, drejtuesit e mjeteve përplasen fizikisht pas përplasjes së makinave


Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Skelës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Megjithatë, pas aksidentit, drejtuesit e automjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale.