Fieri përkujton 29 Nëntorin, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë, është përkujtuar edhe në qytetin e Fierit.

Me rastin e kësaj dite, deputetët e Fierit, Antoneta Dhima, dhe Ramion Kurti, së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor dhe familjarë të dëshmorëve, kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Fierit.

Në nderim të të rënëve për çlirimin e vendit, ata kanë vendosur kurora me lule dhe kanë përkujtuar sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.