Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar fasadën e një lokali në qytetin e Fierit.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:15. Pronari i lokalit, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative të policisë pasi ka konstatuar dëmtimin e fasadës së biznesit të tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët e mundshëm dhe dokumentuar ligjërisht rastin.










