Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen bashkeshortet

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Seat” me targa të Kosovës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në fushë.

Si pasojë e aksidentit, një çift që udhëtonte me mjetin ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.