Një furgon dhe një autoveturë janë përplasur paraditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Peshtan.
Si pasojë e përplasjes, një grua rreth 60 vjeçe ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










