Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 v*ktima dhe 5 të pl*gosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare, në aksident u përfshinë dy automjete. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet, shtetasi N. P., 61 vjeç, si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit të automjetit tjetër.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi D. P., 30 vjeç, si dhe katër pasagjerë, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.