Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, barrierat kanë depërtuar përmes automjetit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.










