Nxënësja Agnes Canaj, krenaria e shkollës “Flatrat e Dijes” në Fier, ka dale nenkampione mes 770 nxenesve pjesmarres dhe është kualifikuar në fazën finale ndërshtetërore të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë 2026.
Agnes, nxënëse e klasës së IX-të, arriti të spikasë me rezultatet dhe njohuritë e saj në gjuhën shqipe, duke siguruar përfaqësimin e Fierit në finalen që do të zhvillohet më 23 maj në Prishtinë.
Suksesi i saj vlerësohet si fryt i talentit, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën amtare, por edhe i punës së mësueseve dhe stafit të shkollës “Flatrat e Dijes”.
Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë organizohet për nxënësit e klasave të nënta dhe zhvillohet në katër faza: në nivel shkolle, vendor, kombëtar dhe ndërshtetëror. Aktiviteti synon promovimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e lidhjeve kulturore e arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Përmes këtij suksesi, Agnes Canaj bëhet një tjetër shembull i nxënësve të talentuar që përfaqësojnë me dinjitet arsimin fierak në aktivitete kombëtare dhe mbarëshqiptare.










