Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të kapur qytetarin me iniciale K.L 41-vjeç banues fshatin Brataj pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjetin sëpatë qytetarin me iniciale F.G.,38- vjeç .
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materiale në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Brataj, pasi në këtë fshat, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (sëpatë), shtetasin F. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.