Projektligji i amnistisë, ja kush përfiton zbritje të dënimit

Projektligji i amnistisë, ja kush përfiton zbritje të dënimit

173
SHPËRNDAJE

620 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia penale këtë vit.

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Aministia do ketë efekt në vendime të dhëna deri në 30 nëntor 2023.

Sipas projektligjit, nga amnistia do të përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet dhe gratë e dënuara me vendim të formës së prerë deri në katër vjet.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 3 apo 4 vite dënim.

Nga ana tjetër nuk përfitojnë nga amnistia personat e dënuar për: krime kundër njerëzimit; krime kundër jetës të kryera me dashje,  vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, krime seksuale, me burgim të përjetshëm, vepra penale kundër lirisë së personit, vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, vepra penale kundër drejtësisë, vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, e dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo ata të cilët i janë shmangur drejtësisë.

S'KA KOMENTE