Është siguruar fotoja e automjetit të autorëve të atentatit të rëndë ndaj Selami dhe Jakup Hasanit në Fier, i cili shfaqet para banesës ku ndodhi ngjarja.
Bëhet fjalë për një automjet tip “Volvo”, në ngjyrë të bardhë, i cili u gjet i djegur pak minuta pas atentatit, në zonën e rrethrrotullimit të Ndërmenasit.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ekzekutimit të dyfishtë.










