Vritet me armë zjarri Selami Hasani në Fier, dyshime për konflikt të lidhur me një vrasje të mëparshme

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani.

Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Ky dyshim po ngre pikëpyetje mbi një lidhje të mundshme mes ngjarjes së sotme dhe konfliktit të mëparshëm.

Rrethanat e vrasjes mbeten ende të paqarta. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për autorët apo motivin e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia.