Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e fshatit Valare në Gjirokastër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë, ka mbetur i plagosur një person.
I dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga shërbimet mjekësore dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










