Veliaj refuzon operacionin në Spitalin Memorial Fier, i eshte drejtuar GJKKO te vendosë

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

Sipas planifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës duhej të kryente kontrollet dhe analizat paraprake përpara operacionit, i cili ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, më 23 nëntor.

“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në Spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.