Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Dukat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 63-vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima, i identifikuar me inicialet Xh. Xh., udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Ndërkohë, në mjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërsa trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.










