Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, nafta zbret në 207 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e shitjes me pakicë të naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të marrë këtë të martë, 17 nëntor, çmimi i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 207 lekë për litër, nga 212 lekë që ishte më parë. Ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 164 lekë për litër.

Edhe për gazin janë përcaktuar çmime të reja, ku një litër do të kushtojë jo më shumë se 70 lekë në shitje me pakicë.

Çmimet e reja të përcaktuara nga Bordi janë:

  • Nafta: 207 lekë/litër me pakicë dhe 195 lekë/litër me shumicë.
  • Benzina: 164 lekë/litër me pakicë dhe 152 lekë/litër me shumicë.
  • Gazi për automjete: 70 lekë/litër me pakicë dhe 58 lekë/litër me shumicë.
  • Nafta për peshkimin: 112 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi sot, më 17 nëntor, në orën 17:30 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.