Reshjet e shiut në Kukës, rrënie e gurëve dhe vërshimin e ujërave në akset rrugore

Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut Kukës, duke krijuar rrezik për rënien e gurëve dhe inerteve, si dhe vërshimin e ujërave në rrugët nacionale dhe bashkiake.

Prefektura e Kukësit, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse, po monitoron situatën në terren, ndërsa të gjitha strukturat janë mbajtur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Monitorimi dhe ndërhyrjet po vijojnë në akse të ndryshme rrugore, mes tyre në rrugën Dushaj–Lekbibaj, në Bashkinë Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, në Bashkinë Kukës.

Autoritetet po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.