Në një mëngjes gri të mesit të nëntorit, Saranda ka mirëpritur këtë të hënë kroçerën luksoze “EXPLORA-II”, e cila mbërrin për herë të parë në portin e qytetit bregdetar.
Për shkak të tonazhit prej 63 mijë e 621 tonësh, anija është ankoruar në rad, ndërsa turistët kanë zbritur për të vizituar Sarandën dhe zonat përreth.
Mes vizitorëve ka shtetas nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Austrinë, Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Kosta Rikën, Gjermaninë, Perunë, Zimbabvenë, Serbinë dhe Afrikën e Jugut.
Mbërritja e “EXPLORA-II” shënon një tjetër vizitë të rëndësishme të turizmit të kroçerave në Sarandë, edhe në këtë periudhë të vitit.










