Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona në bord ka dalë nga rruga në një kthesë.
Në automjet udhëtonin katër të rritur dhe një fëmijë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Në spital për kontrolle mjekësore janë dërguar nëna dhe fëmija, të cilët pas ekzaminimeve nuk kanë rezultuar me dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policia Shkencore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e plotë të rrethanave.










