Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mile, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK.
Sipas burimeve, Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi të drejtuar nga prokurori Bledar Maksuti, ku po verifikohen dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Deputetja është thirrur në cilësinë e deklarueses. Pas mbërritjes në SPAK, ajo nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët e pranishëm.










