Pas më shumë se 17 orësh kërkimesh, është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 69-vjeçari Hamit Ibra, i cili rezultonte i zhdukur që prej shpërthimit të fuqishëm në Elbasan.
Me gjetjen e trupit të tij, shkon në dy numra bilanci i viktimave nga kjo ngjarje tragjike, pasi më herët humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijoi gjatë gjithë natës, me angazhimin e ekipeve të specializuara të Forcave të Armatosura, zjarrfikësve dhe emergjencave civile.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe për të vlerësuar dëmtimet strukturore të pallatit.










