Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të regjistruar këtë të mërkurë në një pallat në Elbasan.
Ndërkohë, 8 persona të tjerë kanë mbetur të asfiksuar nga tymi dhe kanë marrë ndihmën e parë, për t’u transportuar më pas drejt spitalit.
Dyshimet paraprake janë se shkak i shpërthimit është bërë një bombul gazi. Nga fuqia e tij janë dëmtuar strukturat e brendshme të pallatit, përfshirë shkallët dhe muret.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës mjekësore, të cilat po vijojnë punën për evakuimin e banorëve dhe menaxhimin e situatës. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes










