Grabitje me armë në një bankë në Komunën e Parisit, autori i maskuar në arrati

Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash.

Pas grabitjes, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar gjatë ngjarjes.

Pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e grabitjes dhe operacionin për kapjen e autorit.