Protesta kundër qeverisë ka shënuar ditën e saj të 20-të, ndërsa studentët dhe qytetarët kanë vijuar tubimin në rrugët e Tiranës, duke marshuar drejt Kryeministrisë.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, ku zhvilluan tubimin e radhës, përpara se të nisnin marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë vijuar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa në zonën ku po zhvillohet tubimi është vënë re prani e forcave të policisë.
Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë, pa raportime për incidente. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur në ajër edhe një fishekzjarrë, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë vijon.
Protesta studentore ka hyrë në ditën e 20-të, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe largimin e qeverisë.










