Rama: Bojkoti i studentëve i papranueshëm, do të ndërhyjmë në ligj. Thirrje për dialog

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të papranueshëm bojkotin e studentëve dhe të një pjese të pedagogëve, duke paralajmëruar ndërhyrje në ligjin përkatës. Ai argumentoi se liria e protestës është e ndryshme nga imponimi ndaj atyre që duan të zhvillojnë mësimin.

Rama u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të ulen në dialog me qeverinë, duke deklaruar se është i gatshëm të diskutojë propozimet e tyre kurdo dhe kudo.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe protestat studentore të vitit 2018, duke thënë se edhe atëherë u deshën disa javë për të arritur te dialogu.

Ai kritikoi protestuesit që kundërshtojnë zhvillimin e bisedimeve, duke pretenduar se në fjalimet e tyre nuk ka dëgjuar vizion apo ide konkrete për zgjidhjen e problematikave.

“Ejani të ulemi, kur të doni dhe ku të doni, për ato që ju mendoni se do të bëj më mirë. Mos e hani më atë teorinë ileqare që ua përsërisin ata të keqkuptuarit që morën gurët”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se e kishte ndjekur nga afër protestën dhe se mesazhi kryesor i protestuesve, sipas tij, ishte refuzimi i dialogut.

“Gjuhën e forcës, të imponimit nuk e njoh. Civilizimin europian, traditën e shqiptarit të radhës në të folur, s’i negocioj me askënd”, deklaroi kryeministri.