Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte pranë Drejtorisë së Policisë në Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Përplasja ka sjellë rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.










