Zhvillohet sot protesta e 15-të studentore

Protesta e studentëve vijon edhe ditën e sotme, duke shënuar ditën e 15-të. Tubimi pritet të nisë në orën 10:00, me mbledhjen e studentëve dhe marshimin e zakonshëm drejt Ministrisë së Arsimit.

Pedagogët do t’i bashkohen revoltës studentore në të njëjtin orar të planifikuar. Studentët dhe stafi akademik nuk pranojnë ftesat e përsëritura për t’u ulur në tryezën e dialogut, por këmbëngulin në kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pritet që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë të zakonshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile.