Këtë të diel, Europa ka kaluar zyrtarisht në orën dimërore. Në orën 03:00, akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas, duke shënuar rikthimin e orarit dimëror.
Ndryshimi i orës, që kryhet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, synon përshtatjen me orarin sezonal të përdorur në vendet europiane.
Pas këtij ndryshimi, qytetarët do të kenë më shumë dritë në orët e para të mëngjesit, ndërsa errësira do të bjerë më herët pasdite.








